Kandidate për në SPAK, prokurorja e Tiranës: Dashuroj goditjen e korrupsionit

0

Prokurorja Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë, është një nga tre të intervistuarit e sotëm në KLP, në kuadër të kandidimit për të qenë pjesë e SPAK. Gjatë marrjes në pyetje, Muhametaj është shprehur se karrierën e ka nisur në SHISH për të kaluar më parë prokurore, ndërsa nuk ngurroi të shprehte dhe pasionin e saj për profesionin, teksa u shpreh se dashuron hetimin e veprave penale kundër korrupsionit.

“Fillimisht kam punuar në SHISH, prokurore jam emëruar në vitin 2006. Kam punuar në Krujë, Tiranë dhe më pas në prokurorinë e krimeve të rënda. Gjatë 15 viteve eksperiencë kam hetuar një sërë çështjesh. Besoj te SPAK për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Dashuroj të hetoj veprat penale në fushën e korrupsionit. Eshtë një dëshirë e imja të jem pjesë e kësaj strukture”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e saj prokurorja Muhametaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu