Kandidati i PD për Lushnjen: Falenderoj këdo që mori pjesë në votim. Besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin!

0

Në përfundim të procesit zgjedhor kandidati i PD për bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa ka falenderuar përmes një postimi në facebook, qytetarët që morën pjesë në votim, ndonëse kushtet atmosferike nuk ishin në favor të tyre.

Sefa shkruan se dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e ka ndierë në çdo takim me bashkëqytetarët, prandaj thekson ai besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin!

Postimi i plotë:
Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike.

Jam i sigurtë se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit.

Dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin!
Çdo votë vlen!
Çdo votë do të numërohet!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu