KOSOVË- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se është fans i këngëtarit Don Xhoni. Gazeta Ekspress shkruan se në emisionin “Frontal”, ai ka thënë se i pëlqejnë këngët e Don Xhonit dhe se i dëgjon ato.
Don Xhoni, baba për herë të parë? Reperi ngre dyshime me komentin: Mami…
“Doni Xhoni është një djalë i ri që është rritur në Drenas dhe që ka suksese të jashtëzakonshme. Jo ai, unë fans i tina, por unë jam fans i tij. Unë e du, e përcjelli dhe domethënë e përkrahi në çdo drejtim. Jo vetëm këta por të gjithë djem e vajza që janë aktiv në të gjitha drejtimet i përkrahi. Më pëlqejnë këngët sepse djali e ka atë drejtimin e vet për të cilin është bërë edhe shumë i famshëm”, ka thënë ai.