KLP është duke mbajtur seancën dëgjimore me kandidatët për të marrë në dorë kreun e SPAK. Kandidati i tretë në garë, prokurori Edvin Kondili deklaroi gjatë prezantimit të kandidaturës së tij përpara KLP-së se dëshiron të drejtojë organin e akuzës pasi beson se ka eksperiencën e duhur dhe kurajën për ta bërë një gjë të tillë.
Në prezantimin e tij Kondili theksoi angazhimi i tij do të jetë maksimal nëse a do të mund të jetë fitues i garës për kreun e ri të SPAK.
Kondili tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë vendimtare për konsolidimin e saj, dhe kërkon një analizë e dobësive për të nxjerrë mësime për të ardhmen.
“I jam përgjigjur thirrjes nga KLP për vendin vakant për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kam aplikuar pasi kam vlerësuar të gjithë eksperiencën dhe kurajon për të drejtuar këtë institucion. Kjo është një fazë vendimtare për konsolidimin e prokurorisë së Posaçme, ku kërkon analiza të dobësive me qëllim për të nxjerrë përfundime për të ardhmen. Angazhimi im do të jetë maksimal.
Kam 18 vjet që ushtroj detyrën e prokurorit, 15-vite pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas mbylljes së saj prokurorë në SPAK. Gjatë këtyrre 18-viteve kam hetuar të gjitha veprat penale, por më tepër ato që lidhen me korrupsionin.
Unë shkurtimisht përmend faktin se veprat penale që kam përfaqësuar në gjykim kanë patur të bjën me trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e armëve dhe municioneve, grup të strukturuar kriminal, vrasje e funksiorit të policisë, si dhe vrasje brenda familjes”, tha Kondili