Kandidati për kryebashkiak qëllohet me armë zjarri brenda zyrës së tij (FOTO)

0

Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentucky i ka mbijetuar të shtënave me armë brenda zyrës së tij mëngjesin e së hënës.

Policia ka kapur autorin që qëlloi Craig Greenberg, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm demokrat i Louisville.

Greenberg më vonë postoi në Twitter se ekipi i tij ishte i sigurt dhe ai do të jepte një përditësim në kohën e duhur. Asnjë motiv nuk është identifikuar ende nga policia e Louisville.

Sipas policisë, Greenberg nuk u lëndua, po ashtu edhe ata që ishin me të. “Ne e konsiderojmë veten shumë me fat sot,” tha shefi i policisë së Louisville, Erika Shields në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.

David James, president i këshillit lokal, tha për mediat lokale se të shtënat ishin një tentativë për të vrarë z. Greenberg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu