“Kanë hyrë fshehurazi në frontin e luftës”, mediat britanike: Forcat iraniane po u bashkohen rusëve

0

Mediat britanike raportojnë se burime nga Kievi bëjnë me dije se trupa iraniane kanë hyrë fshehurazi në frontin e luftës në Ukrainë për të ndihmuar ushtarët rusë të manovrojnë dronët kamikazë me të cilët ushtria e Putin është furnizuar kohët e fundit nga Republika Islamike e Iranit.

Sipas Mirror, të paktën 50 anëtarë të Rojeve Revolucionare janë dislokuar në jug dhe lindje të Ukrainës, së bashku me qindra dronë Shahed-136.

Vetëm ditët e fundit, ushtria e Putin ndërmorri një sulm të përgjakshëm me këta dronë në qytetin e Makrariv, rreth 31 km në perëndim të Kievit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Pavarësisht mohimeve nga regjimi iranian se nuk ka dërguar asnjë ushtar në frontin e luftës, Rojet Revolucionare janë pikasur në rajonet e Dzankoi në Krime dhe Kherson, ndërkohë që një ekip i tyre është shkatërruar nga vendasit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu