“Kanë ikur të rinjtë e vendit”, Berisha: Nuk kemi të ardhme më tej, po rrënohemi si komb

0

Ish kryeministri, Sali Berisha: Ballkani i Hapur është projekt i Serbisë për të balancuar mos-integrimin e saj me vendosjen e hegjemonisë në Ballkan duke siguruar edhe dalje në detin Adriatik.
Rusët kanë pasur dy objektiva në Ballkan, Adriatiku dhe Dardanelet. Ndalem këtu sepse në lojë është shkretimi ynë si komb. 530 mijë qytetarë kanë ikur në 4 vite. Ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme më tej. Ne po rrënohemi, siç thamë si parti po shkojmë drejt agonisë, tani duhet të themi si shoqëri po shkojmëdrejt agonisë. Ne duhet të bindim çdo shqiptar që të mos thotë kurrë “ç’më duhet mua”.

Mjafton që njerëzit të thonë “ç’më duhet mua” dhe më pas të gjitha bëhen, kështu zhbëhet një komb. Varfëria dhe mjerimi i qëllimshëm, sepse nëse një qeveri ka qëllim kryesor mirëqenien e qytetarëve, ajo qeveri nuk ka asnjë pengesë për të zbatuar politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu