“Kanë marrë paga mijëra euroshe, kur shqiptarët mbyllnin bizneset”, Tabaku: Po shkelim këmbët e duhura me dëshmitë që morëm sot

0

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët: Dua t’u kujtoj të gjithëve se kompania koncensionare ka marrë një vlerësim pozitiv se ka bërë këtë propozim. Në vitin 2016 ndryshohet sërish ndryshohet vendndodhja sërish me firmën e kryebashkiakut Armando Subashi. Kompania koncesionare ka firmosur një kontratë me shtetin shqiptar ndërsa i ka shkelur të gjitha këto kushte. Çfarë bën Subashi në këtë rast. Kam këtu një komunikim nga zyra për regjistrim të pasurisë në Fier që i vendos në dispozicion 10 truaj banimi. Çfarë bën Subashi, zgjedh të vetmen tokë private dhe e shpronëson me vlerën e dyfishtë që toka ka pasur.

Ne e gjykojmë këtë një shkelje shumë të rëndë. Kompania që ka bërë ofertën e pakërkuar e bën këtë dhe largohet. Dhe e dini kush e blen kompaninë? E blen Klodian Zoto. Pjesë e saj ishte edhe një kompani kopncesionare italiane. Një javë pasi fitohet koncesioni, kompania shet aksionet për qindra miliona euro dhe të drejtat i merr një kompani pa asnjë lloj eksperience.

Sot morëm në pyetje edhe zotin Loran Dusha dhe nga ato infromacione që arritëm të marrim, Loran Dusha çuditërisht del punonjës i kompanisë Hermer Communication, ku ka qenë i punësuar edhe zëvendës kryeministri i sotëm, Arben Ahmeti. Kur shteti nuk kishte asgjë për të fshehur, pse e kanë bërë këtë duke krijuar gjithë këto kompani guackë. Ajo që ndodhi sot me dëshminë e administratorit të inceneratorit të Fierit, nuk e mban mend sesi ka paguar 23 milionë euro, sesi kanë marrë pagat kur nuk kanë punuar, nuk kujton dot sesi kanë marrë 20 milionë euro paradhënie.

Në dëshminë e tij ne vumë re edhe një tjetër fakt të rëndësishëm, përveç Elbasanit edhe ai i Fierit kishte marrë garanci sovrane. Kanë marrë kredi me garanci sovrane me paga 4 mijë euro. Përsëri kanë marrë lekë nga shteti për të paguar pagat gjatë pandemisë ndërkohë që fondet ndaj tyre nuk kanë munguar kurrë. A e keni kuptuar sesa e madhe është kjo aferë koorruptive?

Askush në ministri nuk ka marrë asnjë masë për këto shkelje. Këto kanë qenë të gjitha dëshmitë që morëm sot. Kjo tregon se jemi në rrugën e duhur edhe po shkelim këmbët e duhura.