Kane me superlativa për Shqipërinë: “Kanë strukturë dhe mbrojtës të shkëlqyer”…

0

ANGLI – Në një konferencë për shtyp përpara sfidës së nesërme Angli-Shqipëri, e cila do të zhvillohet në orën 20:45 në Wembley, për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ka dalë kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane, i cili ka folur me superlativa për Kombëtaren e Shqipërisë, duke theksuar se kuqezinjtë kanë akoma një shans për t’u kualifikuar.

Harry, Shqipëria ka mbrojtës të Serisë A“Ata kanë strukturë të shkëlqyer dhe lojtarë të shkëlqyer mbrojtës. Do të jetë një betejë e vështirë kundër mbrojtësve të mirë. Unë jam gjithmonë i sigurt në aftësitë e mia dhe atë që skuadra mund të prodhojë. Shpresojmë të shënojmë disa gola”.

Na trego pak për Shqipërinë? “Do të jetë një lojë shumë e vështirë. Ne vetëm duhet ta bëjmë atë siç duhet. Kemi fituar gjashtë ndeshje dhe kemi barazuar dy, kështu që kemi pasur një fushatë të shkëlqyer deri më tani. Ne po luajmë kundër rivalëve të forte si Polonia, Shqipëria apo Hungaria. Kjo është ndeshja e radhës në shtëpi, kështu që pritet të fitojmë dhe do të futemi në fushë me mentalitetin që kemi pasur gjatë gjithë kohës”.

A është Shqipëria një kundërshtar i ashpër? “Është një ndeshje që duam ta fitojmë patjetër. Na duhen katër pikë për t’u kualifikuar dhe një fitore na afron më tepër me kualifikimin. Pritet një lojë e vështirë, Shqipëria ka ende shanse për t’u kualifikuar. Ata do të vinë shumë energji dhe pasion në lojë. Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për ta fituar ndeshjen dhe një fitore do të na vendoste në një pozitë të shkëlqyer për San Marinon. Do të jetë punë e vështirë, por ne jemi gati për sfidën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu