“Kanë të drejtë të jetojnë të lirë nga frika!” OKB dënon ndikimin e luftës te FËMIJËT e Lindjes së Mesme: Mos sulmoni shkollat dhe civilët

0

Teksa sot shënohet dita e katërt e luftës në Lindjen e Mesme, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar dhunën ushtruar ndaj fëmijëve në Lindjen e Mesme, të cilët kanë parë SHBA dhe Izraelin të sulmojë struktuarat ushtarake dhe civile të Iranit.

“Operacionet ushtarake në Iran dhe në të gjithë rajonin janë shkatërruese dhe paraqesin një kërcënim serioz për fëmijët”, tha OKB-ja në një postim. “Civilët, shkollat ​​dhe spitalet nuk duhet të sulmohen. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë i lirë nga frika.”shtohet më tej.

Kujtojmë se ditën e sotme u mbajt një funeral masiv për 165 nxënëse shkollë dhe staf të cilët mbetën të vrarë në një sulm të përshkruar si amerikano-izraelit në qytetin jugor të Minabit. I cili ishte incidenti më vdekjeprurës në Teheran deri më tani.

Ndërkohë në Emiratet e Bashkuara është njoftuar se mësimi në distancë do të vazhdojë deri të premten, më 6 mars. Kjo masë do të zbatohet për “studentët, stafin arsimor dhe administrativ në të gjitha shkollat ​​dhe universitetet publike dhe private në të gjithë vendin”, thanë Ministria e Arsimit e vendit dhe Ministria e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në një deklaratë të ndarë në mediat sociale.