Kanos me shufër metalike një person,arrestohet 28-vjeçari

0

Vihet në pranga 28-vjeçari nga Kamza me iniciale I.B. Policia njofton se arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., banues në Lushnjë.

Nga kontrolli në automjetin e tij policia gjeti një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin: I. B., 28 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, Lushnjë, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin A. M., banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Audi” në pronësi të 28-vjeçarit, u gjet një shufër metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu