“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.