Kanosi një qytetar dhe dëmtoi portën e hidrocentralit, procedohet 48-vjeçari

0

Një 48-vjeçar me inicialet M.Y ka kanosur një 39-vjeçar për motive pronësie dhe më pas ka dëmtuar me mjete të forta portën kryesore të rrethimit të hidrocentralit në Pogradec.

Priten informacione të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 39-vjeçar dhe ka dëmtuar me mjete të forta portën kryesore të rrethimit të hidrocentralit, në fshatin Shpellë, Pogradec.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu