Kanye West shpallet personi me ngjyrë më i pasur ,duke tejkaluar vlerën neto të Oprah Winfrey

0

Jeta sentimentale e Kanye West mund të mos jetë në ditët më të mira, por nuk mund të themi të njëjtën gjë dhe për financat e tij. Reperi 43-vjeçar ka një pasuri prej 6.6 miliardë dollarësh, një rritje e konsiderueshme nga shuma që u raportua në Prill të vitit të kaluar nga Revista Forbes.

Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga kompania e atleteve Yeezy, që arrijnë shifrën e 4.7 miliardë dollarëve. Përsa i përket West Gap mund të jetë me vlerë deri në 970 milion dollarë.  Me 6.6 miliardë dollarë pasuri, reperi është tani personi i parë me ngjyrë më i pasur në historinë amerikane.

Ai kaloi nga vendi i katërt në vendin e parë, duke tejkaluar vlerën neto të Oprah Winfrey 3.5 miliard dollarë, të David Steward 3.9 miliardë dollarë dhe 6.5 miliardë dollarë Robert F. Smith.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu