KINË-Rritja e sëmundjeve të frymëmarrjes në Kinë, që bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të kërkojë sqarime, është për shkak të gripit dhe patogjenëve të tjerë të njohur dhe jo një virus i ri.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit, në një konferencë ditën e djeshme, raportoi se “grupet e fundit të infeksioneve të frymëmarrjes janë për shkak të një mbivendosjeje të viruseve të zakonshme”
“Duhet të bëhen përpjekje për të rritur hapjen e klinikave dhe zonave të trajtimit, për të zgjatur orarin e shërbimit dhe për të rritur furnizimin me ilaçe,” tha zëdhënësi Mi Feng, duke këshilluar përdorimin e maskave dhe duke u bërë thirrje autoriteteve lokale të fokusohen në parandalimin e përhapjes së sëmundjes në vende të mbushura me njerëz si shkolla dhe shtëpi pleqsh.
OBSH u kërkoi autoriteteve kineze javën e kaluar të japin informacion mbi rritjen e mundshme shqetësuese të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe pneumonisë tek fëmijët, siç përmendet nga disa raporte mediatike dhe një shërbim global i monitorimit të sëmundjeve infektive.
Agjencia e OKB-së më pas raportoi të enjten e kaluar se zyrtarët e Pekinit kishin dhënë të dhënat e kërkuara gjatë një konference, e cila tregonte rritjen e pranimeve në spital të fëmijëve për shkak të sëmundjeve, duke përfshirë infeksionet bakteriale, RSV, gripin dhe viruset e ftohjes së zakonshme duke filluar nga tetori.
Ndërsa kulmi i pacientëve është parë në disa pamje që kanë dal ilegalisht nga Kina, ku autoritetet kineze janë akuzuar për mungesë të transparencës.