Kaos total/ 8 të vdekur dhe shumë të plagosur, protestuesit “pushtojnë” aeroportin pas rritjes së çmimeve të karburantit

0

Demonstruesit pushtuan ndërtesat qeveritare dhe sulmuan aeroportin në Almaty, kryeqyteti i Kazakistani dhe qyteti me rëndësinë tregtare më të madhe në vend.

“Si kreu i shtetit … kam në plan të veproj sa më ashpër që të jetë e mundur,” tha Kassym-Jomart Tokayev në një fjalim televiziv pasditen e sotme.

“Kjo është një çështje e sigurisë së vendit tonë. Jam i sigurt se njerëzit do të më mbështesin”, shtoi ai teksa vuri në dukje se nuk ka ndërmend të largohet nga zyra, shkruan The Guardian.

Më herët gjatë ditës, pati përleshje të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve. Zyrës së kryetarit të bashkisë iu vu flaka. Shumë fluturime u devijuan ose u anuluan pas protesta të dhunshme dhe sulmit ndaj aeroportit.

Në qytete të tjera, duke përfshirë Aktobe në perëndim të vendit, turmat u përpoqën të sulmonin ndërtesat qeveritare. Pati raportime për makina të djegura të policisë si pasojë e përplasjes me turmat.

Tokayev pranoi kërkesën për dorëheqje të qeverisë mëngjesin e sotëm dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa provinca në një përpjekje për të marrë kontrollin e situatës, por ende nuk ka arritur të menaxhojë situatën që ka dalë jashtë kontrollit nga turmat e zemëruara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu