Një sasi rekord kokaine, plot 2 tonë, janë sekuestruar nga policia peruane.
Sipas AFP, kokaina kap vlerën e 90 milionë dollarëve dhe kishte destinacion Belgjikën.
Droga ishte fshehur në një kontenier me kafe, ndërsa ngarkesa u sekuestrua në portin detar të Callao.
Në pakot me kokainë ishin vendosur edhe simbolet “CR” dhe “07”.