Kapen 400 kilogramë kokainë në arkat e bananeve, qentë antidrogë ‘fundosin’ trafikantët

0

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur sërish në shtetin italian.

Mediat vendase raportojnë se 400 kg kokainë janë kapur nga autoritetet doganore e ato të Guardia di Finanza në portin e Civitavechios në Romë.

Kokaina ishte fshehur mes kutive të bananeve në një kontejner që mbërrinte nga Amerika e Jugut e tranzitonte përmes portit roman.

Kapja e lëndës narkotike u bë falë qenëve antidrogë të cilët identifikuan kontejnerin me drogë.

Sipas autoriteteve italiane, kokaina do të sillte për grupet trafikante një përfitim mbi 170 milionë euro.

Është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në portin e Civitavechias.

Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve si dhe të kanaleve të menaxhimit të trafikut të kokainës së sekuestruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu