Kapen mbi 3 tonë kokainë në kontenierët e mbushur me banane, kikirika e piper

0

Mbi 3 tonë drogë e llojit kokainë janë sekuestruar në portin kalabrez të Gioia Taura. Guardia di Finanza njofton se gjatë dy operacioneve të kryera brenda këtij porto, janë gjetur dhe sekuestruar 3.128.205 kilogramë kokainë, e cila është gjetur në tre kontenjerë të ardhur nga Amerika e Jugut e të mbushur me banane, kikirika e piper e 855,690 kg të tjera në një kamion në dalje të portit që po transportonte soba elektrike.

Guadia di Finanza ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit ku ishin ngarkuar kontenierët. Sipas autoriteteve financiare italiane kjo sasi kokaine e sekuestruar në portin kalabrez do të sillte grupeve kriminale një përfitim rreth 1 miliardë euro.

Marrë nga rassegnastampa.news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu