Kapet 1 ton drogë me vlerë 100 milion paund në Britaninë e Madhe, kamioni me banane kishte si destinacion….(FOTO)

0

Më shumë se një ton kokainë me vlerë rreth 100 milion £ u gjet e fshehur në një kamion me banane nga Kolumbia.

Oficerët e Forcave Kufitare në Britaninë e Madhe zbuluan drogën e fshehur, e cila ishte e destinuar që të shkonte drejt Evropës.

Një total prej 1,060 kilogramë kokainë u gjetën të fshehur në një kontejner transportues të ankoruar në portin në Grykëderdhjen e Thames.

Mendohet se droga u vendos në ngarkesë në Kolumbi -furnizuesi kryesor në botë i kokainës dhe do të mbërrinte në Antëerp, Belgjikë.

Zbulimi i bërë me 12 nëntor, shënon ngarkesën e dytë më të madhe që u zbulua në portin Essex në dy muaj.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po heton për të identifikuar personat e përfshirë, megjithëse dy ngarkesat nuk besohet të jenë të lidhura.

Në nëntor, një rekord transporti 2.35 ton kokainë me vlerë më shumë se 186 milion £ u zbulua në Ishujt Britanikë të Virgjër pas një operacioni të fshehtë që çoi në arrestimin e një oficeri të policisë lokale.

Kur policia arriti në pronë, disa njerëz u larguan, por oficerët zbuluan 2,353 kilogramë kokainë në një njësi kontejnerësh. Ai ka qenë konfiskimi më i madh i bërë ndonjëherë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu