Një adoleshent shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është futur me forcë në shtëpinë e një britanikeje.
Siç raporton Daily Mail, shqiptari i cili kishte hyrë ilegalisht me gomone në MB, u fut në banesën e britanikes, për të kontaktuar një tjetër shqiptar, pasi nuk kishte me vete telefon. Adoleshenti sapo kishte kaluar kanalin e La Manshit me gomone.
I riu i kërkoi 59-vjeçares britanike ta çonte në Londër ose Manchester, por ajo nuk pranoi as t’i jepte telefonin. Për pasojë shqiptari i rrëmbeu britanikes me dhunë dy celularë.
Pas kësaj britanikja ka bërtitur për të kërkuar ndihmë.
Ka qenë fqinji ai që ka thirrur policinë, e cila ka arrestuar adoleshentin shqiptar.
Më kë donte të kontaktonte adoleshenti shqiptar?
Sipas burimeve, adoleshenti shqiptar i ka dërguar një mesazh bashkatdhetarit të tij 40-vjeçar, Rezart Balesi, i cili jeton në afërsi Bury, Greater Manchester.
Daily Mail shkruan se Rezarti është dënuar në të kaluarën për konflikte të dhunshme në MB ndërsa në Shqipëri hetohet për pastrim parash prej gati 50,000 £.