Kapet hajduti i makinave

0

Një i ri është arrestuar në Tiranë për vjedhje dhe drogë. I arrestuari është M.Q. 27 vjeç, lindur dhe banues në Përrenjas.

Sipas policisë me datë 11.10.2020 ai akuzohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të B.R. si dhe me datë 30.10.2020 automjetin në pronësi të R.Sh. në Tiranë.

Por gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira policia i gjeti dhe sekuestroi 167 doza me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar i riu. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu