Kapet i riu që dëmtoi me sende të forta 24-vjeçarin, i plagosuri ende në spital

0

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ka dëmtuar me sende të forta një 24-vjeçar. Në prangat e Policisë së Shtetit ka përfunduar 30-vjeçari, i identifikuar me inicialet A.M., i cili për motive të dobëta ka plagosur një tjetër të ri. I plagosuri mësohet se aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal Kukës, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Kukës, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Gabricë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja,”- shkruan Policia në njoftimin zyrtar të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu