Kapet i riu shqiptar që ndihmoi “patriotin e rrezikshëm” të arratisej nga burgu natën e Vitit të Ri (FOTO)

0

Shqiptari që shihni në foto u arrestua në aeroportin e Zaventem në Belgjikë teksa priste avionin për t’u kthyer në atdhe.

Sipas policisë natën e vitit të ri 2021, ai ndihmoi në arratisjen nga burgu i Vercellit në Italinë Veriore, të patriotit të tij Kristjan Mëhilli, i cilësuar si i “rrezikshëm”.

28-vjeçari ndodhej në burg për grabitje me armë por ai dhe shoku i tij i qelisë lidhën çarçafët dhe planifikuan arratisjen nga kati i katërt.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit të tyre pasi vetëm Mhillaj arriti të arratisej ndërsa kur i burgosuri tjetër po zbriste, çarçafët u shkëputën dhe ai ra poshtë duke u plagosur rëndë.

Mhillaj më pas u arrestua në Holandë. Ndërkohë shqiptari i arrestuar ditën e sotme thuhet se ka blerë makinën e arratisjes dhe gjithashtu ka ndihmuar në thyerjen e portave të jashtme të burgut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu