Kapet ‘mat’ treshja e shqiptarëve: Drejtonin një nga fermat më të mëdha të kanabisit në Angli, (EMRAT+FOTO)

0

Sipas BBC, ferma e kanabisit e cila prodhonte fitime marramendëse me vlerë miliona paund u zbulua pasi policia bastisi një njësi industriale në Boston.

Të arrestuarit janë Xhemal Derdi, 24 vjeç, Ismail Elezi, 26 vjeç dhe Alfred Alla, 21 vjeç, u burgosën secili për 39 muaj.

Policia zbuloi 2,985 bimë kanabisi në katër dhoma dhe një pjesë e banesës ishte lënë si vendbanim për të gjithë personat e punësuar.

Policia arrestoi Derdin pasi hyri në ndërtesë, dhe më pas e gjeti Alla të fshehur në kanalet e ventilimit. Elezi u gjet pasi oficerët u kthyen më vonë në ndërtesë.

Gjykata vendosi që tre shqiptarët pasi të liroheshin do të dëbohen nga vendi pasi kanë hyrë ilegalisht në UK.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu