Arrestohet një 35 vjeçar shqiptar pasi është kapur me 1 kilogramë kokainë.
Qëndrimi i dyshimtë i 35-vjeçarit ishte arsyeja që agjentët e policisë së Pistoias në Itali gjatë vëzhgimit në terren, e ndaluan teksa po kthehej me makinë në shtëpinë e tij dhe e kontrolluan. Brenda xhepit të majtë të xhaketës, 35-vjeçari fshihte afërsisht 1200 gram kokainë, të ndarë në 4 blloqe. Përveç lëndës narkotike, ai posedonte edhe 1000 euro para të gatshme.
Ai u arrestua menjëher nga policia duke sekuestruar drogë dhe para , shqiptari me precedentë të shumtë penalë u shoqërua në komisariat për të përgatitur dokumentet formale, në përfundim të të cilave prokurori publik urdhëroi dërgimin e tij në burgun e ‘Dogaia’.
Ai tani është në pritje të seancës së vlefshmërisë pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.