Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi të madhe eurosh të cilat po transportoheshin nga një person në drejtim të Greqisë.
Një burrë nga Himara i cili brenda automjetit të tij ka pasur një shumë prej 31 mijë eurosh të padeklaruara.
Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare personi në fjalë ku i kanë gjetur edhe sasinë e konsiderueshme të parave.
Kujtojmë se në pikat kufitare të vendit shuma maksimale që mund të kalohet pa i deklaruar është 9.999 euro.