Një automjet i vjedhur në Serbi 10 vite më parë është bllokuar në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Në drejtimin e mjetit ka qenë një 66 vjeçar me inicialet P.P., nga qyteti i Sarandës i cili po tentonte të shkonte në Greqi.
Mjeti i vjedhur u zbulua pas ndërhrjes së Frontex dhe kontrollit të numrit të shasisë së automjetit. Mësohet se 66-vjeçari u procedua penalisht për dy vepra penale.
Njoftimi i policisë: Në përfundim Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve ne Policinë e Gjirokastrës filloi procedimin penal ndaj 66-vjeçarit sarandiot për trafikim të mjeteve motorike dhe falsifikim të vulave stampave e formularëve. Ndërkaq mjeti i vjedhur në Serbi 10 vjet më parë u sekuestrua.