Kapet me rreth 27 kg kokainë, prangoset 36-vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 36-vjeçar shqiptar u prangos ditën e premte nga policia e Ravenës pasi iu gjetën rreth 27 kg kokainë në automjetin dhe shtëpinë ku banonte. Sipas mediave vendase, i arrestuari quhet Dorian Konti. Ai njihet si person me precedentë penalë në shtetin fqinj.

Në aksin rrugor Lombardi-Romanja, Kontit iu bë kontroll në automjet dhe iu gjet 16 kg kokainë. Ai ishte identifikuar më parë si shpërndarës droge. Më pas, punonjësit e sektorit të antidrogës shkuan në banesën e tij në provincën Rovigo, ku sekuestruan dhe 10.5 kg të tjerë kokainë.

Tashmë, ai po mbahet në burg në përfundim të hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Burimi: Il Gazzettino