Kapet në kohë rekord grabitësi i të moshuarve. Ja sa lekë ju gjendën në xhep

0

Është zbardhur grabitja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, e cila ndodhi në banesën e një çifti të moshuarish. Policia njofton se ka arrestuar për ngjarjen një 32-vjeccar, ndërkohë që shuma që shtë marrë nga banesa e të moshuarve është 187 mijë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë: Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu