KAKAVIJË – Kapet në anën greke të Kakavijës një shqiptar i kërkuar. Sipas burimeve nga policia helene, shqiptari u ndalua nga pala greke, konkretisht nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.
Shqiptari rezulton i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 5 vjet burg dhe 3000 euro gjobë për trafik droge.