Kapet shqiptari me 40 KILE MISH në Aeroportin e Pizës

0

Një udhëtar nga Shqipëria është ndaluar në aeroportin e Pizës në Itali, pasi autoritetet doganore kanë zbuluar një sasi të madhe mishi që ai e kishte futur në valixhe.

Saktësisht, shqiptari që ishte nisur nga Tirana, kishte marrë me vete plot 40 kilogramë mish. Për fat të keq, rreth 400 mijë lekë mish i kanë shkuar dëm shqiptarit pasi i është lejuar ta kalojë.

Autoritetet italiane thonë se ushqimet e mishit, nënproduktet, po ashtu edhe ato të qumështit dhe nënproduktet janë të ndaluara pasi paraqesin rrezik të lartë për sëmundje të ndryshme infektive.

Në këtë aeroport, përgjatë vitit 2021 janë sekuestruar plot 562,5 kilogramë produkte mishi dhe 413.20 kilogramë produkte qumështi, kryesisht nga vendet e Ballkanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu