Kapet shqiptari në Itali. Kishte fshehur 155 mijë euro në kutinë e këpucëve. Policia sekuestron drogën dhe orën me vlerë 20 mijë euro

0

ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në pranga, pasi akuzohet për “shpërndarje droge” në zonën e Santit. Hetimi për të ka nisur pas denoncimit të disa banorëve, të cilit ishin ankuar se një makinë e dyshimtë, disa herë ka ndaluar poshtë shtëpive.

Agjentët pasi kanë dokumentuar aktivitetin me aksione të ndryshme, kanë përgjuar dhe arrestuar të riun, shkruan “BolognaToday”.

Rreth 50 doza kokaine u gjetën brenda një qeseje. Për të hetuar mbi aktivitetin e zbuluar, policët kanë bërë kontrolle edhe në shtëpinë e 31-vjeçarit, duke gjetur 260 gramë të tjera kokainë të ndarë mes qeseve dhe dozave dhe në një kuti këpucësh që ndodhej në gardërobë gjetën 155 mijë euro kesh. Përveç shumës, gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një Rolex origjinal, me një vlerë të përafërt rreth 20 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu