Kujtimi i mungesës në Euro 2016 dhe Botërori 2018 në Rusi, është ende i gjallë te holandezët, të cilët nesër do të luajnë për kalimin direkt në fazën finale të botërorit “Katar 2022”, kundër skandinavëve të Norvegjisë në Roterdam. Për këtë do të mjaftojë një barazim, por një humbje mund t’i sjellë portokallitë në vendin e tretë, pas norvegjezëve dhe turqve.
“Mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë është thjeshtë skandaloze”,- tha Virgil Van Dijk, duke komentuar ndeshjen, pas rikthimit nga Mal të Zi (2-2), pasi kryesuan 2-0. Ne gjithmonë duam ta kemi topin, të gjithë duam të luajmë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë.
Por, – shtoi kapiteni holandez, – futbolli po edhe të mbrohesh, çfarë nuk e bëmë kundër Malit të Zi. Organizimi i lojës sonë nuk ishte i mirë… Ishte thjesht e tmerrshme. Ne duhet të kualifikoheshim atje. Me gjithë respektin e duhur për Malin e Zi, ne si Holandë duhej të fitonim atje.”
Ndërkohë, trajneri holandez Van Gaal, komentoi: “Nuk kam asnjë shpjegim. Patjetër që De Vrij u lëndua. De Jong dhe Wijnaldum ishin gati të largoheshin…”. Më pas ai shtoi: “Pasi mësova për barazimin e norvegjezëve (të dytë në grup) ndaj Letonisë, pranoj se mendova se nuk mund të na ndodhte asgjë. Padyshim që kualifikimi dhe vendi i parë ishin në mendje time”,- pranoi ai.
Vendi i parë në grup, sinonim i kualifikimit direkt, do të luhet nesër në Roterdam. Por stadiumi “De Kuip” do të jetë bosh, duke qenë se autoritetet lokale kanë dekretuar një mbyllje të re të pjesshme për shkak të situatës së epidemisë Covid-19. “Stadiumi bosh është i tmerrshëm. Aq më tepër në rrethanat aktuale. Por ne do të duhet të fitojmë. Nuk do të jetë e lehtë”,– u ankua Memphis Depay, golashënuesi më i mirë në kualifikueset europiane me 11 gola.