Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier Agron Kapllanaj kërkoi sot ndarjen nga e kaluara brenda PD. Në Kuvendin e 18 dhjetorit, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës e krahasoi referendumin e sotëm me vitin 1996, kur u mbajtën zgjedhjet kontraverse elektorale, tregoi se komisionerët demokratë mbushën kutitë e votimit për të siguruar 100 deputetë me urdhër të Sali Berishës.
Ndër të tjera, Kapllanaj shtoi se Berisha i dënoi për herë të dytë ish-të përndjekurit politik duke mos u dhënë asgjë. Gjithashtu, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së tregoi se kjo parti është e vetmja parti në ish-vendet komuniste që është drejtuar nga një ish-komunist për 30 vite. Ai e quajti Berishën “mjeshtër të mashtrimeve”.
FJALA E AGRON KAPLLANAJT:
Jashtë po mbahet një referendum, ishte një Kuvend i turpit. Më kujton 1996 kur komisionerët socialistë u larguan dhe ne demokratët, me urdhër nga lartë mbushëm kutitë e votimit se Sali Berisha donte 100 deputetë në parlament. Është e turpshme edhe sot me atë se çfarë ndodh jashtë. Kam zgjedhur të jem këtu mes jush dhe demokratëve për atë që votuam me shumicë në 13 qershor.
Nuk kam qenë në poste drejtuese, kam qenë emigrant nga 1992-2009. Por, vija gjithmonë gjatë fushtatave dhe kthehesha përsëri në emigrim ku kisha punën për të ushqyer familjen time. Si i përndjekur politik Berisha na persekutoi për së dyti duke mos na dhënë asnjë gjë. Isha i ri dhe naiv, mjaftonte përmbysej sistemi se donim fjalën e lirë.
Jemi partia unike nga ish-vendet komuniste që është drejtuar në histori nga një ish-komunist për 30 vite. Ka ndodhur, por duhet të marrim përgjegjësitë tona, edhe unë në rang në lokal. Nuk kemi bërë aq sa duhet për të ecur përpara. Sot është momenti të ndahemi nga e shkuara, jemi ndarë përfundimisht nga e shkuara.
I dhashë mandatin 2007, I dhashë për së dyti në 2011. Në 2009 i dhashë rezultatin më të mirë në Mallakastër. Kur ka litarin në fyt i kam thënë do ta liroj. I kam thënë të më lërë jo të shtatin, por të 17 në listën për deputet për qarkun e Fierit. I kam thënë se do punoj që PD të kthehet në pushtet. Kam marrë mbi 13 mijë vota në Fier, edhe për gabim njerëzor, Rama hoqi emrat nga lista dhe njerëzit votuan 7.9, kjo penalizoi PD jo mua. Nëse do të vonim 9, do të merrnim deputetin e shtatë. Nuk jam te foltorja.
Të ndahemi nga ai fjalor i pistë që ska lënë pa sharë asnjë, qoftë edhe kundërshtarin tonë. Edhe kundërshtarin tonë.
Berisha është mjeshtër i mashtrimit, të bën që edhe mashtrimin ta besosh.