Karim Benzema shkon në Qabe për të kryer Umreh!

0

ARABI SAUDITE – Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema mëngjesin e sotëm ka pulbikuar një video, duke kryer Umrah në Mekë të Arabisë së Saudite. Ky rit i fesë islame është pelegrinazhi që bëjnë myslimanët dhe ndryshe nga Haxhi, që bëhet në një periudhë të vitit ai mund të bëhet në çdo periudhë. “Më e mirë e të mirave,” – thotë Benzema në videon që ka publikuar në rrjetet e tij sociale dhe më tej vazhdon: “Falenderimet i shkojnë Allahut.”

Gjithashtu ish-ylli i Realit të Madridit ka publikuar më pas një story me foton e Qabes duke treguar në frengjissht gjendjen e tij shumët ë mirë. Karim Benzema u transferua në muajin qershor tek Al Itihadi duke firmosur një kontratë 3-vjeçare duke u shkëputur pas 14 vitesh nga Reali i Madridit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu