Kartona, VAR dhe sa shumë polemika… Partizani-Vllaznia detyrojnë të ndajnë pikët

0

Nuk ka fitues në takimin mes Partizanit dhe Vllaznisë. Takimi i javës së 21-të përfundoi me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk është se i bën punë dy skuadrave për objektivat që kanë, megjithatë shkodranët ruajnë ruajnë diferencën prej 5 pikësh me të kuqtë dhe tani janë tre më pak se Kukësi i vendit të tretë, por Tirana kryesuese ka shansin ta thellojë e më tepër distancën nesër.

Një takim që nisi mirë për miqtë kur në minutën e 11’, shkodranët fitojnë një penallti për një prekje të topit me dorë nga Bitri. Liridon Latifi mori përsipër 11-metërshin dhe Alban Hoxha e ndal, por VAR nuk i dha mundësinë të festonte.

Portieri i “Demave” kishte dalë nga porta para kohe dhe penallti duhej përsëritur. Herën e dytë Latifi nuk fali, duke u treugar i saktë. Albion Marku por edhe Skuka provuan disa herë por Zogovic ishte në ditë të mirë. Telashet u shtuan për Vllazninë kur në shtesën e pjesës së parë Esin Hakaj u ndëshkua me karton të kuq, me VAR, për një goditje me bërryl. Në pjesën e dytë, Partizani e nisi me vrull dhe në minutën e 64’ Cara do të barazonte shifrat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu