Me një penallti të shënuar nga Wu Lei, Kina barazoi 1-1 ndaj Australisë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”. Rezultati e ngjiti Australinë në kuotën e 12 pikëve, katër pikë prapa liderit të grupit B, Arabisë Saudite, e cila mundi 1-0 Vietnamin.
Me vetëm 5 pikë në renditje, rruga drejt kualifikimit për Kinë drejt “Katar 2022” është një e përpjetë tepër e vështirë me 4 ndeshje të tjera për të zhvilluar.
Të dyja skuadrat në këtë përballje patën disa raste në pjesën e parë, por ishte Australia ajo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, kur Mitchell Duke shënoi pas një krosimi të Martin Boyle. Mbrojtësi i krahut kinez Jiang Guangtai pësoi një dëmtim në kofshë dhe u desh të zëvendësohej nga Wang Gang pak para pjesës së parë.
Wu barazoi për Kinën në minutën e 70-të me një penallti, të akorduar pas një kontrolli të VAR, pas një topi të prekur me dorë të James Jeggo brenda zonës. Kështu, takimi u mbyll në barazim 1-1, rezultatat që nuk ndihmoi asnjë nga sfidantët.
Kina, në ndeshjen e radhës do të përballet me Japoninë jashtë së saj, më 27 janar 2022 në fazën e mbetur të kualifikueseve. Në grupin A të zones së Azisë kryeson Irani me 16 pikë, i ndjekur nga Republika e Korese me 14 pikë.