Kategoria e Parë/Elbasani fiton në transfertë,Vora nuk fal Flamurtarin

0
  • Pas dy barazimeve radhazi, Vora rikthehet te fitorja dhe këtë e bën ndaj një rivali direkt si Flamurtari duke i mposhtur vlonjatët me rezultatin 3-1.

    Në fakt, sfida nuk nisi mirë për vendasit duke qenë se ishin kuqezinjtë të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Souza de Oliveria në minutën e 12-të.

  • Megjithatë, Vora e kaloi shpejt momentin e vështirë dhe pas tetë minutash barazoi me anë të Jurgen Vrapit.

    Në minutën e 40-të, vendasit përmbysën ndeshjen falë golit të Fatmir Prengajt.

    Në fraksionin e dytë, Vora gjeti edhe golin e tretë me anë të Eridon Qardakut në minutën e 59-të duke vulosur trepikëshin. Pas kësaj fitoreje, Vora ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë ndërsa Flamurtari renditet në vendin e katërt po me 27 pikë.

    Në ndeshjen tjetër, Elbasani fitoi në transfertë me shifrat 0-1 duke iu falur një goli autogoli të Maksutit në minutën e 59-të. Falë këtij trepikëshi, verdheblutë ngjiten në kuotën e 32 pikëve në vend të dytë, ndërsa nga ana tjetër, Apolonia mbetet në vend të pestë me 26 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu