Katër shqiptarë marrin pengtë riun, reagon 17-vjeçari: Nuk më jepnin të haja

0

Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi kishin mbajtur peng për tre ditë radhazi një bashkëatdhetar të mitur.

I mituri ka treguar se shqiptarët e kishin ‘stërvitur’ atë që të kryente vjedhje në dyqane por edhe për të vjedhur turistët.

Mediat greke kanë raportuar se shqiptarët e kishin mbajtur peng të mitur dhe nuk i kishin dhënë ushqim deri sa i mituri ishte shpëtuar.

Të katër shqiptarët e gjetën 17-vjeçarin në Omonia dhe pasi e rrahën, e futën me forcë në automjetin e tyre dhe e çuan në një hotel në qendër të Athinës ku po e mbanin peng. Sipas shqiptarit të mitur, ai u rrah nga shqiptarët dhe për tre ditë nuk i dhanë ushqim.

17 vjeçari kërkoi ndihmë nga një person, të cilin ishte urdhëruar ta grabiste, dhe e deklaroi veten viktimë të rrëmbimit.

Në dyqan arriti menjëherë patrulla e policisë dhe bëri të mundur kapjen e dy shqptarëve dhe pjesën tjetër pranë hotelit. I mituri shqiptar i identifikoi ata si autorë të rrëmbimit, pengmarrjes dhe rrahjes së tij. Një çështje u ngrit kundër tij dhe ata iu referuan Prokurorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu