Katër ton kokainë në të, kapet nëndetësja me 4 persona brenda në Kolumbi

0

Katër tonë kokainë u kapën në një nëndetëse 15 metra të gjatë në Oqeanin Paqësor Jugor. Sipas Marinës Kolumbiane, droga i përkiste një grupi disident të Forcave të Armatosura Revolucionare (FARC) dhe vlerësohet në 150 milionë dollarë.

Varka gjysmë zhytëse po shkonte drejt brigjeve të Amerikës Qendrore me katër persona të cilët ranë në prangat e policisë.

Marina raportoi se nëndetësja u dërgua në skelën e rojes bregdetare në qytetin kolumbian të Tumaco. Ndërkohë që më vonë testet konfirmuan se lënda e kapur ishte kokainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu