Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja fitoi kundër kandidatit të PS Redjan Krali.
Ndërkohë mbështetësit e Fisnik Qoses kanë shpërthyer në festë, dhe brohoritje në mbështetje të kandidatit “Bashkë Fitojmë”.
“Fitore, fitore, fitore” dëgjohen të thonë mbështetësit e tij, ndërsa kanë mbushur rrugët e Kavajës, të entuziazmuar.