“Ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri”, Çun Lajçi i dërgon mesazh Gjestit

0

Artisti i njohur, Çun Lajçi, mbështet Gjestin në lojën e “Big Brother VIP Albania 4”.

Këtë e ka zbuluar vetë ai pasi ka dërguar një mesazh për banorin në “Big Love”. Lajçi ka shprehur admirimin e tij për mënyrën se si Gjesti po e përjeton dashurinë brenda shtëpisë së famshme, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai po reflekton para publikut.

“Gjesti, një djalë i vogël i sinqertë që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”, ka shkruar aktori i njohur për publikun shqiptar.