ITALI– Disa ditë më parë revista “Who” publikoi disa foto të Nicolo Zaniolos në krahë të parukieres shqiptare, Kejdis Bardhi. Të dy shfaqen gjatë një udhëtimi me një jaht në ujërat e Ponzës. Asnjë puthje që mund të konfirmojë lidhjen intime mes të dyve, por gjesten përkëdhelëse nuk mungojnë. Përveç se me Kejdis, lojtari i Romës nuk po del me asnjë vajzë tjetër.
Kështu, në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike, Nicolo Zaniolo është duke shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për sezonin e ri. Megjithatë “Panorama Plus” kontaktoi me Kejdisin, teksa kjo e fundit dha versionin e saj.
“Më kanë kontaktuar shumë persona qëkur dolën fotot. Në fakt unë isha në jaht me miqtë e mi. Aty ka qenë edhe Zaniolo, por vajza në foto nuk jam unë. Ajo është një mikeshë e imja”. Është kjo deklarata e Kejdis, që vë në pikëpyetje jo vetëm mediat italiane. Megjithatë parukierja shqiptare nuk i mohon zërat se në fakt ajo është në një lidhje me futbollistin e mirënjohur italian, ndonëse në shkrepjen e famshme është mikesha e saj.