Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në seancën e sotme në Kuvend se duhet të ketë drejtësi të vërtetë, nisur nga tragjedia e Gërdecit e deri te ata që janë përfshirë në aferën e Inceneratorëve.
“Ne kemi më shumë zonja në qeveri se çdo qeveri tjetër shqiptare. Po do doja që zonjat tona të mos ishin mish për top siç përfundoi Alqi Bllako sot”-theksoi Kryemadhi.
Deklarata e plotë:
“E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. Po e nis aty ku e latë ju zonja Kumbaro tek drejtësia. Në fakt drejtësi me regji nuk mund të kem më. Sot, arrestohet Alqi Bllako me 8 mars 2022 ka shitur të gjitha bizneset e tij që ka pas në emër. Kur flasim për drejtësi, jo për drejtësi me regji. Duhet të flasim për një drejtësi të vërtetë.
Duhet të flasim për drejtësinë që përmendi kolegu Këllici, për Ardit Gjokljan. Duhet të flasim dhe për viktimat e 21 janarit, kush i bëri, si i bëri dhe çfarë ndodhi dhe duhet zbardhur 21 janari një herë e përgjithmonë. Duhet të flasim për viktimat e Gërdecit, duhet të flasim për të gjitha viktimat që ka bërë mosgjykimi drejtësisë në shoqërinë shqiptare dhe që ka bërë pis klasën politike.
Sepse është shumë kollaj për të gjykuar njëri tjetrin por është shumë e shëmtuar kur kemi një drejtësi me regji. Bëmë një reformë në drejtësi, ku ne sot kemi dy rrugë, o përballjen përballë drejtësisë të qeverisë që kam pas të cilët kanë krijuar një megaferë të jashtëzakonshme që është përtej 430 milionë eurove të inceneratorëve ose do të kemi jetëgjatësinë e kësaj qeverie dhe rrëzimin e reformës në drejtësi të cilën e kemi miratuar me 140 vota