TIRANË– Donald Veshaj nuk heq dorë! Bora Zemani, e bëri shumë të qartë që me atë nuk do të ketë ribashkim, bashkëpunim apo këngë së bashku. Kjo duket se nuk e step pas aktorin. Mbrëmjen e djeshme në një koncert të përbashkët me vëllain e tij, Romeo Veshaj dhe Elgit Dodën, Donaldi pyeti publikun se kujt ia kishte dedikuar këngën. Të gjithë thanë një zëri që kënga ishte për Borën. Aktori, i buzëqeshur kërkoi nga gjithë të pranishmit që t’i bënin tag Borës.
Donaldi: Për kë e kam dedikimin?
Publiku: Për Borën
Donaldi: Okej, bëjini tag Borës, mirë?
Momenti është filmuar dhe po bën bujë të madhe në rrjet. Nuk dihet se si mund të interpretohet kjo kërkesë nga Bora, por shihet që Donaldi është në humor të mirë e mesa duket s’do heqë dorë kollaj nga ish-partnerja e tij.
@plutox_lyrics #plutox_lyrics #elgitdoda #donaldveshaj #romeoveshaj #borazemani #kuje ♬ original sound – ✨pluto lyrics✨