Këngëtares së famshme shqiptare i hakohen rrjetet sociale

0

Të famshmit shqiptarë shpesh përballen me sulme kibernetike dhe tanimë janë bërë të zakonshme.

Një gjë e tillë së fundmi i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur shqiptare, Rona Nishliu.

Artistja e “Suus” përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka kërkuar ndihmë nga miqtë e ndjekësit që ta raportojnë faqen.

“Të dashur, ju lutem report faqes sime të hakuar”, ka shkruar ajo duke treguar edhe opsionet që duhet të bëni.

Rona ndërkohë këto vitet e fundit ka qenë më pak e angazhuar në muzikë.

Ajo duket t’i jetë përkushtuar më shumë jetës personale duke qenë nënë e dy fëmijëve.

Artistja u bë nënë për herë të dytë dhjetorin e kaluar, duke sjell në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Bardhyl.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu