Këngëtari i “NRG Band” po bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

0

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e dha vetë artisti mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

Gjatë intervistës ai dha më tepër detaje edhe përsa i përket jetës së tij profesionale, ku tha se gjatë periudhës së pandemisë ka punuar me projekte të reja. Projekti më i fundit muzikor i grupit është kënga “Faj” që u publikua gjashtë muaj më parë.

Kujtojmë se Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Menjëherë pas martesës ata dhanë edhe lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër.

Para tre vitesh erdhi në jetë vogëlushja e tyre Una, e cila duket se ua ka zbukuruar jetën. Besniku nuk ngurron që në çdo postim të tij në rrjetet sociale të bëj dedikime për princeshën e tij të vogël. Artisti ka treguar se për të bijën ka bërë dhe një këngë, por që akoma nuk është publikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu