Këngëtarja e njohur ka kërkuar të ndryshojë emrin për arsyen e papritur!

0

Kelly Clarkson ka habitur të gjithë së fundmi duke u shprehur se dëshiron të ndryshojë ligjërisht emrin e saj dhe ka paraqitur dokumentet në një gjykatë të qarkut të Los Angeles për t’i hequr mbiemrin.

Këngëtarja e njohur për muzikën e saj të suksesshme dërgoi dokumente të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles duke kërkuar që të njihet e të rregjistrohet me emrat e saj të parë dhe të mesëm, Kelly Brianne.

Kur u pyet se pse donte të ndryshonte emrin e saj, ajo shkroi se ” kjo gjë pasqyron më plotësisht se kush jam unë”.

Një seancë dëgjimore për këtë çështje është caktuar për 28 mars, tregojnë të dhënat e gjykatës në rrjete sociale.

Peticioni vjen mes një beteje të ashpër divorci midis Clarkson dhe Brandon Blackstock. Këngëtarja e “Stronger” bëri kërkesë për divorc në qershor të 2020-ës pas gati shtatë vitesh martesë. Ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën River Rose, 7 vjeç dhe djalin, Remington, 5 vjeç.

Në dosjen e divorcit, Clarkson përmendi “ndryshime të papajtueshme” dhe kërkoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre. Në nëntor 2020, një gjykatëse e California i dha kujdestarinë e saj kryesore ndërkohë që Blackstock iu dha kujdestaria disa fundjavë në muaj.

“Gjykata konstaton se me vazhdimin e kësaj çështjeje, niveli i konfliktit mes prindërve është rritur”, thuhej në atë kohë në vendim. “Palët e kanë të vështirë të bashkë-prindërojnë për shkak të çështjeve të besimit mes tyre.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu