Armando Broja po kthehet në lojtarin më të rëndësishëm te skuadra e Southampton. Sulmuesi ka shënuar sot në ndeshjen kundër Crystal Palace, me një goditje nga jashtë zone.
Southampton ka kaluar në epërsi me rezultatin 2-1 me golin e sulmuesit të kombëtares shqiptare. Me një predhë nga distanca 20 vjeçari la të shtangur kundërshtarët dhe shënoi golin e dytë të sfidës.